Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka dhënë lajmin e mirë për marrëveshjen me Italinë në lidhje me pensionet.
Balla ka bërë me dije se ka përfunduar negocimi teknik dhe do të vijohet me procedurat e ratifikimit të kësaj marrëveshje.
Rreth 500 mijë shqiptarë do të përfitojnë nga hyrja në fuqi e saj.
Advertisement
Taulant Balla:
LAJM I MIRË
Shqipëria dhe Italia sapo kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet
Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshje dhe më në fund, pas një përpjekje të gjatë e thuajse të pamundur, rreth 500 mijë shqiptarë pritet të përfitojnë me hyrjen e saj në fuqi