Meta i dorëzon Presidencën Bajram Begajt/ Kreu i ri i Shtetit: Të rishikojmë Strategjinë tonë të Sigurisë Kombëtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta i dorëzon Presidencën Bajram Begajt/ Kreu i ri i Shtetit: Të rishikojmë Strategjinë tonë të Sigurisë Kombëtare

Pas 5 vitesh ne krye të shtetit, Ilir Meta i dorëzoi zyrtarisht detyrën Presidentit të ri Bajram Begaj  përmes një ceremonie të zhvilluar në bulevardin para Presidencës.

 

Teksa mori zyrtarisht detyrën, Begaj në fjalën e tij të rastit para të pranishmeve në ceremonine solemne tha se kjo ishte dita më e rëndësishme e jetës së tij ndërsa nuk harroi të falenderonte paraardhësin e tij Meta për përmbushjen e detyrës.

 

Advertisement

Në një fjalim drejtuar qytetarëve shqiptarë , Presidenti Begaj garantoi se do të jetë shërbetor i popullit dhe përfaqësues i unitetit tonë kombëtar.

 

 

Do të jem mbështetës i palëkundur i rrugëtimit euro-atlantik për të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Luginës së Preshevës. Dialogu, bashkëpunimi, debati sjellin mirëqënie, zhvillim e progres për qytetarët dhe vendin. Interesi ynë i përbashkët mbetet konsolidimi i institucioneve. Inkurajoj çdo veprim për marrëdhënie të shëndosha mes institucioneve kushtetuese.Tek Shqipëria dhe shqiptarët, miqtë tanë do të gjejnë kurdoherë partnerin e tyre të besueshëm

Advertisement

 

Presidenti i ri shtoi se mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare me BE, është arritje e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

 

Negociatat janë vetëm fillimi I një kapitulli të ri, në të cilin do duhet të jemi të gjithë bashkë, krah për krah.

Advertisement

 

Begaj tha gjithashtu se vëmendja ndaj çështjes së sigurisë kombëtare do të jetë gjithmonë e madhe në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë aktorët e ngarkuar nga ligji

 

Angazhimi diplomatik në kuadër të KS të OKB-së për të dënuar agresionin rus, njëzëshmëria e klasës politike tregon se jemi bashkë për kauza të mëdha. Të rishikojmë Strategjinë tonë të Sigurisë Kombëtare, për të patur një reagim të menjëhershëm. Të punojnë për parandalimin e elementëve që kërcënojnë sigurinë e vendit tone. Vendi ka nevojë për politika e nisma të guximshme dhe efektive. Të punojmë të gjithë së bashku për atdheun tonë, Shqipërinë.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy