Kovaçevski: Po hapim një kapitull të ri, tani është koha të jemi të bashkuar për një të nesërme më të mirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një kapitull është mbyllur dhe ne po hapim një të ri. Prandaj, tani është koha kur duhet të qëndrojmë së bashku, të bashkuar, plot optimizëm dhe besim për një të nesërme më të mirë, në mënyrë që të bashkojmë forcat dhe bashkërisht t’i përkushtohemi zhvillimit të një shteti evropian të fortë, të suksesshëm dhe të begatë, ka shkruar kryeministri Dimitar Kovaçevski sonte ne Facebook.

Tani, thekson ai, është koha e guximit, përkushtimit dhe shikimit të qartë të së ardhmes, në mënyrë që siç thotë ai, ta realizojmë shpejt dhe me vendosmëri ëndrrën e brezit tonë, si dhe ëndrrën e ‘Ilindenëve’ dhe të popullit luftëtarët çlirimtarë .

“Të bashkohemi dhe të qëndrojmë së bashku, sepse vetëm bashkë jemi më të fortë”, shkruan Kovaçevski./Telegrafi/

The post Kovaçevski: Po hapim një kapitull të ri, tani është koha të jemi të bashkuar për një të nesërme më të mirë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy