Ka qenë një ndeshje e pafat ajo për ekipin e Interit në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Italisë përballë Napolit.
Zikaltërit nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 përballë Napolit vendas, i cili kishte fituar me rezultatin e ngushtë 1-0 në ndeshjen e parë të luajtur në Milano.
Djemtë e Conte kaluan të parët në avantazh me një supergol të Ericssen që në minutën e dytë të takimit nga goditja e këndit.
Minuta të tëra folën për Interin, i cili humbi dhe shumë raste të pastra goli falë dhe një forme të mirë të portierit vendas. E ndërsa pritej që zikaltrit të dyfishonin, Napoli shfrytëzon një kundërsulm të kthyer në gol nga Mertens.
Pjesa e dytë nuk solli asnjë ndryshim me Interin që sulmonte në kërkim të golit dhe Napolin që përpiqej të ruante rezultatin.
Duhet theksuar në këtë ndeshje dhe loja e mirë e kapitenit të kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj i cili ishte pjesë e formacionin që nga minuta e parë.
Tashmë finalja e Kupës së Italisë është caktuar dhe ajo do të luhet mes Napolit dhe Juventusi. Fituesi do të njihet vetëm javën e ardhshme.