
Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, sot deklaroi se nëse mbahet referendum, qytetarët do të deklaroheshin vetëm për kornizën negociuese, por jo edhe për ndryshimet kushtetuese.
Ai u shpreh i bindur se akti më i lartë juridik në vend nuk do të ndryshohet, dhe bullgarët nuk do të bëhen pjesë e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“A janë daulle pas dasmës, nuk e di. Unë do t’i përmbahem Kushtetutës, ajo parashikon dy lloje referendumesh, pas dhe para marrjes së një vendimi. Procesi i ndryshimit të Kushtetutës nuk varet nga kjo. Ndryshimi i Kushtetutës, thashë nuk do të ndodhë. Garanci është fjala e 44 deputetëve të koalicionit OBRM-PDUKM. Ne nuk po fokusohemi tek kjo, po fokusohemi në kuadrin e negociatave ku është futur protokolli”.
“Këtu qytetarët duhet të vendosin nëse e pranojnë një kuadër të tillë negociues, të cilin asnjë shtet anëtar nuk e ka pasur. Mos u shqetësoni, Kushtetuta nuk do të ndryshojë. E di që ka instalime qeveritare në opozitë, ku do të minojnë. Kushtetuta është e sigurt. Po flasim për kornizën e negociatave”, tha Mickoski.
Ai shtoi se Evropa bën ndryshime me forcë në Maqedoni.
“Jemi mësuar të jetojmë nën presion, na duket e çuditshme kur nuk ka presion. Paraprakisht i kanë djegur veturën drejtorit të ndërmarrjes publike, mbrëmë është djegur vetura e deputetit Petar Ristevski dhe për pak i është djegur shtëpia. Por do ta përballojë gjithçka që po bëjnë”, tha Mickoski i pyetur nëse ka presione për të mbështetur ndryshimet kushtetuese.
The post Mickoski: Evropa bën ndryshime me forcë në Maqedoni, Kushtetuta nuk do të ndryshohet appeared first on Telegrafi.