Greqia uron Maqedoninë e Veriut për negociatat: Do të punojmë së bashku për të ardhmen tonë evropiane

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, Militiadis Varvitsiotis, pas Konferencës së parë Ndërqeveritare të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ka uruar vendin tonë për hapjen e negociatave me BE-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se është e rëndësishme për ta “që të kenë fqinjë evropianë në veri dhe shprehu edhe një herë mbështetjen greke për procesin integrues, por është e rëndësishme që negociatat të përparojnë shpejt”.

“Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Sot në Bruksel u zhvillua Konferenca e Parë Ndërqeveritare e dy vendeve me BE-në, ku kryeministrave të Shqipërisë, Edi Ramës dhe Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevskit u shprehëm mbështetjen e Greqisë në procesin e anëtarësimit.

Do të punojmë së bashku për të ardhmen tonë të përbashkët evropiane”, tha Ministri grek./Telegrafi/

Advertisement

The post Greqia uron Maqedoninë e Veriut për negociatat: Do të punojmë së bashku për të ardhmen tonë evropiane appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy