Taravari: Miratimi i propozimit francez është punë e kryer

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për nënkryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, miratimi i propozimit francez tashmë është punë e kryer, por siç thotë ai, problem mbeten ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve, të cilin ASH mund ta kushtëzojë duke e hequr përkufizimin 20% për shqiptarët.

“Dhe lideri i opozitës maqedonase disa herë ka theksuar se nuk e ka problem që të hiqet 20%, nëse ka pëlqim dhe sigurisht do të vendosim, nuk po them se duhet të jetë kusht, por do të shohim se si do të zhvillohen gjërat. Sipas kësaj do të marrim një vendim, por mendoj se do të insistojmë në çdo mënyrë që të hapet Kushtetuta dhe të hiqet ajo 20 për qind”, tha Arben Taravari në Tv21.

Sipas Taravarit, shqetësues është fakti që nuk ka konsensus në partitë maqedonase, por ai ende beson se ndryshimet kushtetuese do të bëhen së shpejti.

“Ka hapësirë ​​deri në fillimin e negociatave. Kur ka nevojë për amendamente kushtetuese, situata duhet të modifikohet mirë nga qeveria, nga partitë në pushtet për të arritur një kompromis dhe për të arritur një numër prej 81. Unë ende mendoj se ndryshimet kushtetuese do të bëhen”, theksoi Arben Taravari.

Advertisement

Ndryshe, kujtojmë se seanca për propozimin francez pritet të vijoj sot me fillim nga ora 11:00.

The post Taravari: Miratimi i propozimit francez është punë e kryer appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy