Arrestohet edhe një person tjetër nga incidenti në sheshin “Skënderbeu” në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga ana e Njësitit për krim të dhunshëm- Departamenti për deliktet e gjakut pranë SBP Shkup është arrestuar personi R.A (29) nga Shkupi i dyshuar se me 6 korrik të këtij viti rreth orës 19:30 në bulevardin “Goce Dellçev” në Shkup, më saktë në sheshin Skënderbeu ka shtënë me pistoletë.

Nga ana e nëpunësve policor të Njësitit për krim të dhunshëm, theksuan sot nga MPB, është kryer bastisje në shtëpinë e tij, i është marrë pistoleta , ndërsa në koordinim me prokurorin publik kundër R.A është ngritur kallëzim penal për vepër të kryer penale “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” i dënueshëm sipas neni 288 të Kodit Penal.

Gjatë ditë së sotme personi në fjalë është nxjerrë para gjykatësit në procedurë paraprake.

The post Arrestohet edhe një person tjetër nga incidenti në sheshin “Skënderbeu” në Shkup appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy