Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit 790 personave u është dhënë vendim për izolim, ndërsa 214 persona kanë nënshkruar vendim për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19.
Policia ka kryer kontrolle të rregullta tek personat që gjenden në izolim dhe vetizolim ku janë regjistruar gjashtë shkelje të masës së izolimit dhe vetizolimit.
Nga MPB gjithashtu informojnë se 1.071 persona kanë shkelur masën për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, gjegjësisht mbajtjen e maskës./Telegrafi/
The post Maqedoni, 790 persona marrin vendime për izolim, ndërsa 214 në vetizolim appeared first on Telegrafi.
Advertisement