Gjoba për 27 persona të cilët nuk kanë mbajtur maska në transportin publik në Tetovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

SPB Tetovë informon se dje (13-korrik) nga ora 12:00 deri në ora 15:00, zyrtarët policorë të kanë kryer aksion kontrollues ndaj veturave të cilat transportojnë pasagjerë dhe në të cilat janë zbuluar dhe sanksionuar 32 persona (TE-27 dhe GV-5) të cilët nuk kanë pasur mbrojtje në fytyrën (maska mbrojtëse) që është një masë ende në fuqi e detyrueshme për parandalimin e përhapjes së “covid-19”.

Për të gjithë janë përgatitur parashtresa përkatëse dhe do të gjobiten me gjoba prej 20 euro në kundërvlerë në denarë.

Nga SPB Tetovë thonë se këto kontrolle do të intensifikohen edhe më shumë në periudhën e ardhshme.

The post Gjoba për 27 persona të cilët nuk kanë mbajtur maska në transportin publik në Tetovë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy