SPB Tetovë: Qytetarët të përmbahen nga të shtënat me armë zjarri nëpër dasma

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këto ditë në rajonin më të gjerë të Tetovës dhe Gostivarit me një intensitet të lartë fillon sezoni i dasmave dhe festave të tjera familjare.

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë apelon tek qytetarët që të përmbahen nga të shtënat me pistoleta apo armë të tjera, si dhe nga organizimit të paautorizuar të fishekzjarrëve, të cilat kohëve të fundit kanë qenë, praktikë dëshmuar në këtë rajon.

“SPB-Tetovë edhe një herë rikujton qytetarët se gjuajtja me armë është në kundërshtim me Ligjin për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike dhe se gjoba për këtë lloj kundërvajtje sipas nenit 31 varion nga 200 deri në 500 euro. Krahas kësaj varësisht nga pasojat, të shtënat mund të përbëjnë edhe vepër penale të “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”, për të cilin është paraparë dënim me burg prej një deri në pesë vjet (neni 288 i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut)”.

“SPB Tetovë po ashtu thekson se fishekzjarrët e dasmave duhet detyrimisht të lajmërohen në
stacionet policore apo Njësitë policore të zonës ku organizohen, varësisht nga kategoria e tyre dhe organizatorët të ndërmarrin me kohë masat parandaluese të parapara me ligj”, thonë nga SPB Tetovë.

Advertisement

Gjithashtu shtojnë se dukshëm kanë përforcuar aktivitetet kontrolluese të planit për zbulimin dhe sanksionimin e shkeljeve të tilla të rendit dhe qetësisë publike dhe me këtë temë, ndër të tjera, janë organizuar takime të shumta të grupeve këshilluese të qytetarëve dhe komuniteteve lokale dhe urbane të kësaj zone./Telegrafi/

The post SPB Tetovë: Qytetarët të përmbahen nga të shtënat me armë zjarri nëpër dasma appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy