Rrezikonin të mbyteshin/ Patrulla dhe Policia kufitare shpëtojnë dy të miturit në Himarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrezikonin të mbyteshin/ Patrulla dhe Policia kufitare shpëtojnë dy të miturit në Himarë

Patrulla e palzhit në Livadhë dhe Policia Kufitare kanë shpëtuar dy shtetas të mitur të cilët rrezikonin të mbyteshin nga dallgët në Himarë.

 

Fëmijët janë kthyer në breg te familjarët e tyre dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Advertisement

Livadh, Himarë

Patrulla e plazhit në Livadh, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Himarës, u vjen në ndihmë 2 shtetasve të mitur, të cilëve iu rrezikua jeta, për shkak të dallgëve të larta të detit 🛶🌊.

Gjatë patrullimit të zonës së plazhit, nga shërbimet e planëzuara në plazhe, nga Komisariati i Policisë Himarë, si dhe ato të Policisë Kufitare, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurtë për pushuesit, është marrë njoftim nga salla operative për dy shtetas të mitur që ishin futur në det me një gomone plazhi, në plazhin📍“Livadh”, Himarë, të cilëve, për shkak të dallgëve të larta të detit, po iu rrezikohej jeta dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet, për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve.

Advertisement

Shërbimet e Policisë i kanë nxjerrë në breg, në gjendje të mirë shëndetësore 2 fëmijët, të moshës 13-vjeçare, të cilët iu janë bashkuar familjarëve të tyre.

Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112📞 dhe në Komisariatin Dixhital📲 çdo rast të paligjshmërisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy