Skemë mashtrimi me fruta deti, dënohet dy pronarët e një restoranti peshku

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Skemë mashtrimi me fruta deti, dënohet dy pronarët e një restoranti peshku

Skemë mashtrimi me fruta deti, dënohet dy pronarët e një restoranti peshkuDy pronarë të një restoranti peshku në Tajlandë janë dënuar me burg për një skemë mashtrimi me fruta deti. Apichart Bowornbancharak dhe Prapassorn Bawornban kishin shitur bileta promocionale te klientë të ndryshëm, ku për një çmim shumë modest mund të përfitonin një vakt të majmë me fruta deti.

Më vonë ata kishin refuzuar t’i njihnin kuponët, duke bërë që klientë të inatosur të ankoheshin për shërbimin e munguar. Prokurorët thanë se dy të dënuarit ishin në dijeni se premtimi i kuponëve nuk mund të plotësohej. Ata janë arrestuar që prej shtatorit dhe kanë qëndruar pas hekurave që atëherë.

Gjykatat tajlandeze shquhen për dhënie dënimesh të rrepta, por sipas ligjeve në fuqi të dënuarit nuk mund të qëndrojnë në qeli për më shumë se 20 vite.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy