Gruri i lashtë në Kepin e Rodonit; fermerja shqiptare kultivon drithërat pa plehra kimikë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gruri i lashtë në Kepin e Rodonit; fermerja shqiptare kultivon drithërat pa plehra kimikë

 

MIMOZA IBRA

GAZETARE-VIZION PLUS

“Ndodhem këtu në Kepin e Rodonit, në një tokë të mbjellë me grurë. Fara e këtij gruri është e rrallë, është disashekullore dhe është shumuar vit pas viti pa përdorur asnjë shtesë plehërimi.”

Advertisement

 

Këto farëra të lashta gruri kultivohen në tokën shqiptare që prej vitit 2015 nga Rudina Hyka.

 

Pas shqetësimit për  përdorimin masiv të farërave OMGJ, ajo u frymëzua për të risjellë në jetë drithërat e hershme të egra, por pa përdorur plehra kimikë.

Advertisement

 

Gjithçka nisi gjatë kohës që Rudina jetonte dhe studionte në Zvicër, ku takoi fermerin që do t’i dhuronte varitetet e vjetra të grurit.

 

RUDINA HYKA

Advertisement

FERMERE

“Kërkova shumë, kërkoja kontakte të kuptoja cili fermer ka mundur t’i nxjerrë nga një bankë gjenetike. Është Zvicra ajo që eksperimentoi me dashamërisnë e fermerëve që donin të sillnin në jetë këto farëra. Gjeta një fermer mikpritës në Zvicër që tregonte punën e tij, ishte në vitin e dytë të zhvillimit të këtyre farërave. I shpreha dëshirën time, i shpjegova që dua ta bëj këtë në Shqipëri dhe më dhuroi nga 800 gramë për secilën farë, gjithsej 10 farëra.”

 

 

Advertisement

Për të provuar që këto farëra rriten vërtet ashtu siç natyra i dhuron, pa asnjë ndërhyrje, Rudina erdhi në Shqipëri dhe nisi kultivimin.

 

 

RUDINA HYKA

Advertisement

FERMERE

“Mu desh të gjeja toka djerrë, që i gjeta në Kepin e Rodonit. Në dy vitet e para, me 800 gramë farë që kisha, nuk mund të rrezikoja që t’i humbisja dhe punova me shtim plehu organik nëpër rrënjë, vetëm aq. Rikuperimi i farës ishte duke i fërkuar me duart tona në pllaka betoni, me doreza. Në vitin e tretë kur sasia ishte më e madhe, nuk mundesha dhe nuk mundem ende të pasuroj me pleh organik këto toka dhe eksperimentova rritjen në toka djerrë. Nuk kam hedh asgjë dhe u binda që vetëm gjenetika natyrale mund të rezistonte në kushte të këtilla kultivimi.”

 

 

Advertisement

Farërat e vjetra përmbajnë një gluten shumë të dobët dhe përveç benefiteve shëndetësore për konsumatorët, kanë disa specifika në gatim.

 

 

RUDINA HYKA

Advertisement

FERMERE

“Është shumë e shëndetshme, në sistemin tretës. Është shumë e vështirë të përdoret sepse njerëzimi ka humbur zakonin e të gatuarit tradicional. Nuk gatuhen me maja kimike, por me maja natyrale, me tharmin e brumit të tyre. Janë farëra shumë të rëndësishme për gliceminë, por që kërkojnë persona që dëshirojnë t’u japin kohën atyre dhe të marrin kohën për të rimësuar që të prodhojnë bukën që bënin stërgjyshërit tanë.”

 

Prej 7 vitesh, Rudina shkon e vjen nga Zvicra në Shqipëri për të mbjellë, rritur dhe korrur tetë farërat e lashta dhe për të kundërshtuar metodën e kultivimit të shekullit të fundit.

Advertisement

 

RUDINA HYKA

FERMERE

“Unë nuk mundem t’u them asgjë fermerëve që mbjellin farën moderne dhe e shoqërojnë edhe me plehra kimikë, por mund të them që ja, prodhohet edhe ndryshe.”

Advertisement

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy