Tentoi të korruptojë policët dhe më pas u largua/ Kapet i riu në Shijak, iu gjet drogë dhe armë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tentoi të korruptojë policët dhe më pas u largua/ Kapet i riu në Shijak, iu gjet drogë dhe armë

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia, pas një aksioni në autostradën.

 

Në kuadër të operacionit të koduar “Action” u vu në pranga, shtetasi S. C., 35 vjeç i cili pasi tentoi të korruptojë efektivët e policisë u largua.

 

Advertisement

Drejtuesi i automjetit, për t’iu shmangur kontrollit, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë dhe më pas është larguar me shpejtësi në momentin që punonjësit e Policisë do ta shoqëronin në Komisariatin e Policisë.

 

Pas ndjekjes nga shërbimet e tjera të Policisë, ky shtetas është kapur në Shijak, nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Gjatë kontrollit fizik, 35-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe një shumë parash.

 

Advertisement

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese e municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy