Protestat para Qeverisë së Maqedonisë vazhdojnë ende.
Një pjesë e qytetarëve janë ulur para Qeverisë me çadra, ndërsa për sonte në ora 19:00 janë paralajmëruar grumbullime të reja.
Ditën e djeshme protestuesit hodhën vezë në drejtim të godinës, ndërsa grumbullimet nuk munguan edhe para Kuvendit.
Një pjesë e vogël e qytetarëve kanë protestuar edhe para Ministrisë për Punë të Jashtme.
Advertisement
Protestuesit dje përdorën edhe ofendime dhe sharje ndaj disa politikanëve vendas.
Ndërkohë është shtyrë seanca e sotme e Qeverisë, ku duhej të diskutohej propozimi francez.
The post Shkup: Vazhdon protesta para qeverisë, anulohet edhe seanca qeveritare ku do të diskutohej propozimi francez appeared first on Telegrafi.
Advertisement