Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.
Mbledhja miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 4-29 korrik 2022 dhe kalendarin e punimeve për periudhën 11-29 korrik 2022.
Advertisement
Mbledhja vendosi zhvillimin e seancave plenare më 14, 21 dhe 24 korrik 2022.
24 korriku është data e seancës së posaçme për betimin e Presidentit të ri të vendit, Bajram Begaj.
Advertisement
Gjithashtu mbledhja vendosi t’i propozojë seancës plenare shtyrjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrative-Territoriale në Republikën e Shqipërisë deri në 30 shtator 2022.