OBRM-PDUKM: Për 10 ditë në Maqedoni ka 1.141 të infektuar dhe 31 vdekje nga coronavirusi, ndërsa Zaev kërkon zgjedhje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se në ditën kur “Maqedonia shënon numra të zi prej 125 të infektuarave dhe 7 të dekurve, Zoran Zaev flet për zgjedhje më 5 korrik”.

“Kjo dëshmon se sa të ndarë nga realiteti janë Zaev dhe LSDM. Në vend që të kenë prioritet shëndetin e qytetarëve, ata po bëjnë kalkulime partiake për të mbajtur zgjedhje të shpejta ku do të humbin më pak”, shprehen nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipa tyre, për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të LSDM-së dhe udhëheqjes së fushatës, kjo parti krijoi klaster nga funksionarët e tyre dhe tani flasin për fushatë zgjedhore në të cilën mund të infektohen mijëra qytetarë të tjerë.

“Që nga fillimi i qershorit, që kur Zaev dhe LSDM flet për ndonjë realitet të rremë, në Maqedoni ka 1.141 të infektuar dhe 31 të vdekur”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Advertisement

Ata shtojnë se prioritet duhet të jetë menaxhimi me epideminë dhe se këtu, thonë nga OBRM-PDUKM, dallojmë me LSDM-në./Telegrafi/

The post OBRM-PDUKM: Për 10 ditë në Maqedoni ka 1.141 të infektuar dhe 31 vdekje nga coronavirusi, ndërsa Zaev kërkon zgjedhje appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy