Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta, në doza të vogla, nga Komisariati i Policisë Nr. 2 në Tiranë.
Në Rrugën e Kavajës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin F. G., 34 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit F. G. iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë e dyshuar narkotike heroinë e ndarë në doza, gati për shitje.
Advertisement
Ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike, e ndante atë në porcione të vogla, të cilat më pas i shiste në Rrugën e Kavajës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.