Hristijan Mickoski ka treguar herë pas here se nuk ka kapacitete shtetërore apo ndjenjë elementare të shtetësisë, veçanërisht për çështjet e interesit më të lartë shtetëror dhe kombëtar. Deri më tani, gjatë gjithë procesit, të gjitha pretendimet e rrejshme të Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së janë fundosur, tha LSDM.
“Është treguar se Qeveria dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski në vazhdimësi i janë përmbajtur qëndrimeve shtetërore për bisedimet me Bullgarinë në çdo aspekt dhe mbrojnë interesin kombëtar dhe identitetin kombëtar maqedonas.
Ne premtuam se do të luftojmë për të ruajtur vijat e kuqe kyçe që i përsërisim prej muajsh, të cilat janë miratuar në Kuvend dhe këtë po e përmbushim plotësisht. Gjuha e pastër maqedonase dhe çështjet historike jashtë kornizës, ky ishte qëndrimi shtetëror në propozimin e ri të modifikuar.
Detajet e propozimit që është dorëzuar dje pasdite do të publikohen plotësisht sot, ne po e realizojmë atë që kemi premtuar, se do të ketë një proces të gjerë konsultimi kur të kemi një propozim që është i denjë për një debat të tillë.
Qeveria bëri diplomaci të mençur dhe kur erdhi koha, ajo doli në mënyrë transparente dhe e gjithë kjo është rezultat i strategjisë dhe qëndrimeve të mira të përcaktuara qartë nga kryeministri Kovaçevski. Në konsultime duhet të tregohemi edhe më të mençur, për ta përmbyllur këtë proces, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen e vendit dhe brezave të ardhshëm”, thonë nga LSDM./Telegrafi/
The post LSDM: Mickoski po tregon se nuk ka kapacitet shtetëror, është koha që të piqet politikisht appeared first on Telegrafi.