![“Çështë kjo që bëni?”/ Berisha në Kuvend: Drejtoresha e spitalit porosit krevat dopio për zyrën](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2022/04/sali-berisha233233323-758x450-1-674x400.jpg)
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj qeverisë nga foltorja e Kuvendit.
Ai nuk i kurseu ironitë në drejtim të një lajmi që qarkulloi në media se drejtoresha e Përgjithshme e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” kërkoi krevat dopio për zyrën e saj.
Advertisement
“Si ka mundësi që të bini dekretin këtu? E morët vesh drejtoreshën e përgjithshme të Spitalit, gjysmë kunatë e ministrit të Rendit, që na porosit miliona euro për zyrën dhe shtrat dopio. Dhomë gjumi është zyra? Ca është kjo që bëni? Si ka mundësi? A vini nga zona bujqësore të vendit? A e kuptoni se ça po bëhet me fermerët shqiptarë sot? Po i shkatërroni fermerët me pikat e grumbullimit.”