![Grabitet një “BMW” në autostradën Tiranë-Durrës](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2022/05/policia-tep-770x417-2-739x400.jpg)
Një automjet është grabitur në autostratdën Tiranë-Durrës një ditë më parë.
Policia bën të ditur se D. V., 32 vjeç, banues në Krujë, në një gomisteri, në autostradën Tiranë-Durrës, 2 persona, ende të paidentifikuar, i kanë marrë me dhunë, automjetin e tij tip “BMË”, dhe janë larguar.
Advertisement
“Më datë 29.06.2022, në Komisariatin e Policisë Shijak, ka kallëzuar shtetasi D. V., 32 vjeç, banues në Krujë, se në një gomisteri, në autostradën Tiranë-Durrës, 2 persona, ende të paidentifikuar, i kanë marrë me dhunë, automjetin e tij tip “BMW”, dhe janë larguar.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme’, njofton policia.