Ademi: Shpresojmë që në shtator nxënësit t’u kthehen bankave shkollore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, përmes faqes së tij në Facebook ka njoftuar se sot përfundon viti shkollor 2019/2020.

Ai thotë se nxënësit kanë shfaqur interesim të jashtëzakonshëm për mësimin në distancë, pas përhapjes së pandemisë Covid-19. Ademi shpreson që në vitin e ri shkollor, nxënësit do t’u kthehen bankave shkollore.

“Sot përfundon viti shkollor 2019/2020. Të dashur nxënës, kisha dashur që këtë vit shkollor, sikurse vitet e kaluara ta përfundoni në bankat shkollore, të buzëqeshur bashkë me shokët e shoqet tuaja! Por, ja që ndonjëherë gjërat nuk shkojnë siç duam dhe planifikojmë. Ne, të detyruar nga kriza me COVID-19, e që është ende prezent tek ne, u detyruam të ndërpresim mësimin nga mesi i muajit mars të këtij viti, por menjëherë filluam të zhvillojmë mësimin nga distanca përmes platformave të ndryshme onlajn si dhe njëherësh krijuam edhe programin edukativo-arsimor “TV-KLASA” e që u realizua me sukses”. ”

Pavarësisht se mësimin në bankat shkollore askush më mirë nuk mund ta zëvendësojë, ju shfaqët interes të jashtëzakonshëm dhe përkushtim maksimal për të vazhduar mësimin nga distanca bashkë edhe me ndihmën e prindërve tuaj, dhe unë nuk kam asnjë dyshim se nuk keni ngecur aspak mbrapa me mësime. Andaj, ju përgëzoj për sukseset e arritura dhe dituritë e fituara! Ju dëshiroj pushim të këndshëm deri në fillimin e vitit të ri shkollor, me shpresë se do të rikthehemi në bankat shkollore! Në ndërkohë ju sugjeroj që gjatë pushimit të lexoni libra, romane dhe lektyra si dhe të merreni me aktivitete sportive, ndërsa semimaturantëve dhe maturantëve u dëshiroj suksese në regjistrime!”, shkruan Ademi./Telegrafi/

Advertisement

The post Ademi: Shpresojmë që në shtator nxënësit t’u kthehen bankave shkollore appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy