Komuna e Gostivarit ndan subvencione për qytetarët e Gostivarit për blerjen e biçikletave për të pasur mjedis të pastër.
Masa është pjesë e Programit komunal për mbrojtje të mjedisit dhe natyrës për vitin 2020, njofton Telegrafi Maqedoni.
Komuna qytetarëve ua -paguan një pjesë të shpenzimeve të blerjes së biçikletës dhe kjo nuk mund të jetë më shumë se 50% e vlerës, por jo edhe më shumë se 5.000 denarë.
“Një nga masat e Programit për mbrojtje të mjedisit jetësor për këtë vit është edhe subvencionimi i klimave dhe biçikletave. Mendoj se është aksion i mirë, me subvencionet për blerjen e biçikletave do të duhet të përfshihen nga 200 deri 300 qytetarë”, tha Tarvari.
Aplikimi për subvencion do të zgjasë deri më 1 shtator apo deri sa të shpenzohen mjetet e parapara për këtë qëllim.
Biçikleta duhet të jetë blerë nga 3 shkurti deri më 1 shtator 2020, ndërsa si kusht për marrjen e parave nga komuna duhet të dorëzohet edhe pagesa e tatimit në pronë deri në vitin 2019./Telegrafi/
The post Komuna e Gostivarit jep deri në 5.000 denarë subvencione për blerjen e biçikletave appeared first on Telegrafi.