Kryebashkiaku Veliaj për Vjosa Berishën: Linde si dielli dhe mbete lart në qiell për të mos perënduar asnjëherë!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryebashkiaku Veliaj për Vjosa Berishën: Linde si dielli dhe mbete lart në qiell për të mos perënduar asnjëherë!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të regjisores së njohur Vjosa Berisha.

 

Teksa ka postuar një foto të vjetër me Vjosën dhe bashkëshortin e saj Fatos Berisha, Veliaj shkruan: “Linde si dielli dhe mbete lart në qiell për të mos perënduar asnjëherë! Do na mungosh shumë! Lamtumirë Vjosa jonë e dashur”.

Vjosa Berisha ishte themeluese e festivalit PriFilmFest.

Advertisement

 

E diplomuar në master të Arteve në Media dhe Komunikim nga Universiteti i Westminster, Londër në Mbretërinë e Bashkuar dhe me një diplomë pasuniversitare në Diplomaci Bashkëkohore nga Universiteti i Maltës, në Maltë, Vjosa Berisha ka pasur përvojë mbi 20 vjet në industrinë e filmit.

 

Që nga viti 2013-të, Vjosa Berisha është gjithashtu anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy