Këshilli për Etikë në Media (KEMM) informon se dy të tretat e ankesave që kanë arritur tek ata kanë të bëjnë me raportimin e mediumeve në lidhje me pandeminë Covid-19.
Prej tyre, 39 përqind kanë të bëjnë me publikimin e informacioneve të pasakta dhe të pakonfirmuara, ndërsa 35 përqind për raportim sensacional, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Raportimi i njëanshëm dhe spekulativ në kushte të këtilla mund ta rrit shqetësimin dhe panikun dhe të nxis sjelle jo të arsyeshme nga ana e qytetarëve”, thuhet në reagimin e KEMM, në lidhje me rritjen e rasteve të raportimit joetik dhe joprofesional nga mediat.
Që nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme deri sot, Komisioni për Ankesa pranë KEMM, ka pranuar 47 raste të raportimit joprofesional dhe joetik.
Opinioni tek KEMM, po ashtu ka reaguar edhe për tentime të politizimit të krizës në mediume, ndërsa në disa raste KEMM ka vërtetuar se gazetarët nuk sigurojnë distancë profesionale nga subjektet politike, gjegjësisht është shkelur neni 14 i Kodit të Gazetarëve.
“Mediumet nuk duhet të përdoren për të krijuar ndarje tek njerëzit përmes llogarive të ndryshme politike, ndërsa coronavirusi nuk mund të jetë ‘armë’ që do të përdoret nga politikanët për pikë politike, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për pushtetin ose opozitën”, thonë nga KEMM.
Ata shtojnë se do të vazhdojnë të monitorojnë informimin e mediumeve, si të atyre që janë pjesë e tyre, poashtu edhe të atyre që nuk janë anëtarë të KEMM./Telegrafi/
The post KEMM: Ka raportim joprofesional dhe politizim të krizës me Covid-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.