
Futbollisti i famshëm, Alvaro Morata, ka treguar në çdo moment se ka një raport mjaft të veçantë me bashkëshorten e tij, Alice Kampelo.
Madje këtë e zbulon herë pas here edhe përmes postimeve romantike në rrjetet sociale. Sulmuesi i Atletikos ndan me miqtë e tij në “Instagram”, foto dhe momente speciale me partneren e tij.
Por së fundmi 27-vjeçari i ka bërë një dedikim mjaft të bukur Alices. Teksa ka postuar një foto ku shfaqen nga shtrati në momente intime, ai shkruan: “Do të zgjidhja njëmijë herë pa u menduar një moment. Jam shumë krenar për ty, shumë”.
Futbollisti spanjoll u fejua me Alicen në dhjetor të vitit 2016. Ndërsa në 2017-n ata i dhanë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.
Çifti ka sjellë në jetë 2 djem binjakë, Alesandro dhe Leonardo, teksa janë në pritje edhe të një fëmije tjetër.