Halkbank ka rritur normat e interesit për kursimet në denarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Halkbank ka rritur normat e interesit për kursimet në denarë

Halkbank AD Skopje ka rritur normat e interesit të depozitave për depozitat e personave fizikë. Konkretisht, janë korrigjuar normat e interesit për Kursimet e përgjithshme, për një periudhë kursimi prej 6 deri në 36 muaj dhe janë rritur deri 0.3 pikë përqindjeje. Respektivisht, nëse për një afat prej 36 muajsh deri më tani norma e interesit ishte 1.20%, tani është 1.50%.

Për rrjedhojë, normat e interesit për produktet Depozitë e hapur, me afat 12 muaj dhe për Kursimet e fëmijëve, janë rritur në të gjitha maturimet.

Depozita e hapur për persona fizikë ofron mundësinë e pagesave të shumëfishta gjatë afatit të marrëveshjes së depozitës me afat dhe është ideale për ata që kursejnë çdo ditë, sa të duan dhe kur të duan. Me këtë produkt, norma e re e interesit për depozitë me afat prej 12 muajsh për kursime në denarë është 0,50%.

Advertisement

Te Kursimet e fëmijëve, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për krijimin e shprehive pozitive të kursimit dhe sigurimin e një të ardhmeje të mirë për fëmijët, ekziston mundësia e depozitave me afat në 25, 36, 48 dhe 60 muaj. Norma e re më e lartë e interesit për këtë produkt tani është 1,80% për kursimet në denarë për një periudhë 60 mujore.

 

The post Halkbank ka rritur normat e interesit për kursimet në denarë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy