I ikën gruaja nga shtëpia/ 51-vjeçari nga Maliqi i drejtohet policisë: Ka marrë edhe fëmijën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I ikën gruaja nga shtëpia/ 51-vjeçari nga Maliqi i drejtohet policisë: Ka marrë edhe fëmijën

Një kallëzim ka mbërritur në Policinë e Maliqit nga një 51-vjeçar.

 

Burri nga fshati Vreshtas ka kallëzuar për largimin e bashkëshortes së tij 41 -vjeçare nga banesa.

 

Advertisement

Burri ka deklaruar gjithashtu se bashkëshortja ka marrë me vete edhe djalin e tyre 7 vjeçar.

 

Më datë 20.06.2022, në Komisariatin e Policisë Maliq, është paraqitur shtetasi I. P., 51 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Maliq, i cili ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja G. P., 41 vjeçe, së bashku me fëmijën e tyre 7 vjeç. Nga ana e Policisë po punohet për gjetjen e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy