OBRM-PDUKM paralajmëron bllokim të institucioneve dhe rrugëve nëse nuk ka zgjedhje të parakohshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM ka paralajmëruar bllokim të plotë të institucioneve, nëse nuk ka marrëveshje për zgjedhje të parakohshme.

Nga kjo parti thonë se do të organizojnë aktivitete të ndryshme protestuese, të cilat do të realizohen në të gjithë vendin.

“Nëse Kovaçevski dhe Ahmeti edhe më tej e injorojnë nevojën për zgjedhje, OBRM-PDUKM do të bllokojë institucionet dhe rrugët deri në marrëveshjen për zgjedhje. Dëmi që bëhet nga qeverisja e LSDM-së dhe BDI-së është më i madh se çdo dëm tjetër”.

“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të nevojshme për të formuar një qeveri të re që do ta nxjerrë vendin nga kriza, do t’i japë fund krimit dhe korrupsionit. Duhen ndryshime. Populli kërkon ndryshim. Sado që LSDM dhe BDI të përpiqen t’i pengojnë ndryshimet, ato do të vijnë”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Advertisement

The post OBRM-PDUKM paralajmëron bllokim të institucioneve dhe rrugëve nëse nuk ka zgjedhje të parakohshme appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy