Dijon Sula, boksieri 10 vjeçar nga Tateshi i Poshtëm shpallet kampion në Zurich të Zvicrës (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dijon Sula, boksieri 10 vjeçar nga Tateshi i Poshtëm shpallet kampion në Zurich të Zvicrës (FOTO)

Boksieri i talentuar Dijon Sula, 10 vjeçari nga Tateshi i Poshtëm i Strugës shpallet kampion në Zurich të Zvicrës pas dy përballjeve në arenën e boksit për moshën e tij, njofton Struga Ekspres.

Dijon Sula, është boksieri i klubit të boksit “Thaiboxgym Sula Schliren” ku aty mori mêsimet e para të boksit, ku edhe triumfoi me sukses.

Lajmin pêr fitoren e djaloshit nga Tateshi i Poshtêm e pritën me shumë gëzim edhe vet banorët të cilët ndjehen krenar për bashkëvendasin e tyre, tanimë kampion në Zvicër.

“Lum familja që të rriti dhe tum Tateshi që të priti.Kampion lind e nuk bëhesh, Dijon Sula vetëm 10 Vjeçar realizoi pêrballjen dytë në arenën e boksit ku shpallet kampion.

Advertisement

Fshati jonë i vogël por me emër të madh falë shumë talentëve që ka si Mirdi Limani,Jetmir Sula , dhe per tja çuar zërin sa më lart,fshati Tatesh i Poshtëm tani e ka kampionin e talentuar Dijon Sula, ku i urojmë suksese në të ardhmen.
Na bën krenar të gjithve.Urime Dijon Sula, boksieri 10 vjeçar nga Tateshi i Poshtëm shpallet kampion në Zurich të Zvicrës (FOTO)”, shprehen të lumtur banorët e këtij fshati për birin dhe bashkëvendasin e tyre, talentin 10 vjeçar Dijon Syla, që u shpall kampion në Zurich të Zvicrës.

(Struga Ekspres)

Advertisement

The post Dijon Sula, boksieri 10 vjeçar nga Tateshi i Poshtëm shpallet kampion në Zurich të Zvicrës (FOTO) appeared first on Struga Ekspres.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy