Pendarovski: Mbështesim aspiratat euroatlantike të Kosovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Ohër pati një takim bilateral me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilin biseduan për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale, sfidat aktuale rajonale dhe shumëpalëshe dhe situatën e sigurisë në rajon dhe më gjerë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim, presidentët u shprehën të kënaqur me dinamikën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, duke shqyrtuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Nga ana e tij, Pendarovski, në frymën e ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, rikonfirmoi qëndrimin e tij në mbështetje të aspiratave euroatlantike të Kosovës, si dhe anëtarësimit aktiv të Kosovës në iniciativat dhe forumet ekzistuese rajonale.

Në këtë kuptim, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për situatën në rajon, si dhe për ngjarjet aktuale në dialogun e Kosovës me Serbinë, angazhimin e përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe u pajtuan që në dritën e sfidave të reja gjeopolitike të shkaktuara nga agresioni ushtarak rus në Ukrainë, zgjedhjet paqësore të çështjeve të pazgjidhura në Ballkanin Perëndimor duhet të jetë një imperativ absolut për të gjithë./Telegrafi/

Advertisement

The post Pendarovski: Mbështesim aspiratat euroatlantike të Kosovës appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy