Zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se ditëve në vijim pritet që Komisioni Evropian të publikojë draft versionin e parë të kornizës negociuese me Maqedoninë e Veriut, pas çka pëson harmonizimi i qëndrimeve të vendeve të BE-së.
Osmani theksoi se tashmë ka iniciuar takim të liderëve partiakë tek presidenti me qëllim që vendi të përgatitet për fillimin e negociatave me BE-në duke ndërtuar qëndrim të përbashkët politik.
“Më lejoni të inicioj takim të liderëve të partive politike nën patronatin e presidentit të shtetit me qëllim fillimin e procesit të ndërtimit të konsensusit të përbashkët shtetërorë. Po flas për kthimin e plotë të funksionalitetit të trupave parlamentarë për mbikëqyrje të udhëhequr nga opozita por eventualisht edhe formimin e trupave tjerë kompetent në bazë të ekspertëve”.
“Thërras për qasje të përbashkët përmes proceseve inkluzive për formimin e strukturës negociuese, të grupeve të punës dhe organeve të reja që do të formohen sipas metodologjisë së re”, tha mes tjerash Osmani.
The post Osmani: Ditëve në vijim do të publikohet draft-versioni i kornizës negociuese appeared first on Telegrafi.