Vrasja e Xhuvanit rindërtohet nga e para; ekspertët kthehen në vendin e krimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja e Xhuvanit rindërtohet nga e para; ekspertët kthehen në vendin e krimit

Një vit pas përplasjes me armë zjarri në Elbasan mes simpatizantëve të partisë socialiste dhe asaj demokratike, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë, hetuesit janë rikthyer në vendin e ngjarjes.

 

Agjentët e kriminalistikës Rindërtuan gjithë skenën e krimit, duke iu referuar dëshmisë së efektives së policisë Xhensila Sota, e cila mori një plumb në këmbë gjatë të shtënave.

 

Advertisement

Këto janë momentet ku ajo u rrëfen para hetuesve dinamikën e ngjarjes.

 

Si autor të krimit uniformat blu arrestuan ish-pjesëtarin e forcave speciale të Renea, Arbër Paplekaj, i cili ndodhet në burg, ndërsa u vendosën nën hetim dhe 10 persona të tjerë por që u liruan më pas nga gjykata.

 

Advertisement

Ngjarja e rëndë ndodhi më 21 prill në lagjen 5 maj. Sipas policisë shkak për përplasjen me armë zjarri u bë bllokimi i një makine nga mbështetësit e partisë demokratike.

 

Ky moment solli dhe përplasjen me armë mes militantëve të PS dhe PD, por që policia atëherë nuk sqaroi se kush hapi zjarr i pari nga përsonat e përfshirë në konflikt.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy