Përkundër të gjithë vështirësive kryesisht për shkak të situatës së paqëndrueshme politike në vendin fqinj, fakti është se besimi midis vendeve tona është forcuar, tha Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias në një intervistë për gazetën “Ethnos”, duke folur për marrëdhëniet midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut pas marrëveshjes së Prespës.
Ministri i Jashtëm Grek theksoi se vendi kultivon marrëdhënie besimi me të gjitha vendet e Ballkanit dhe mbështet vendet e rajonit në rrugën e tyre drejt BE-së.
“Marrëveshja e Prespës kishte vërtet dobësi të mëdha. Ne e kemi deklaruar këtë si opozitë, por ne kemi deklaruar se ne do të respektojmë nënshkrimin e vendit tonë, siç duhet të bëjë çdo qeveri përgjegjëse. Përkundër të gjitha vështirësive, kryesisht për shkak të situatës së paqëndrueshme politike në vendin fqinj, fakti është se besimi midis vendeve tona është forcuar. Kjo është pozitive. Sot, forcat ajrore greke po monitorojnë hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut, aleatit tonë të NATO-s dhe partnerit të ardhshëm të mundshëm të BE-së”, tha Dendias./Telegrafi/
The post Dendias: Është fakt se është forcuar besimi në mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.