Para se të hyjë në rend dite në Kuvend rishikimi i buxhetit, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ka paraqitur amendament me të cilin kërkohet të sigurohen para për rritje lineare të pagave në sektorin publik. Fakti që ata u mashtruan nga qeveria e cila fillimisht u zgjati dorën dhe u premtoi rritje pagash pas rishikimit të buxhetit, e më pas sindikatat konstatuan se u mashtruan se nuk ka para në rishikim për ta, tani është radha e deputetëve për ta ndryshuar këtë.
“Presim mbështetje nga të gjithë deputetët në mënyrë që të sigurohen fonde për rritje lineare të pagave të punëtorëve në sektorin publik për 2806 denarë në shumën neto në përputhje me rritjen e pagës minimale.”
Krahas rritjes së pagave, sindikatat kërkojnë pagesën e detyrueshme të regresit, e njohur si K-15, por që nga viti i ardhshëm të gjitha ndërmarrjet dhe institucionet shtetërore të kenë siguruar para për këtë, deklaruan nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.
“Sektori publik është shërbim për qytetarët, pa sektorin publik asgjë nuk mund të funksionojë. Ne e bëjmë të njëjtën gjë edhe në sektorin privat, po bëjmë shumë më mirë në sektorin privat. Aty ku jemi të organizuar në mënyrë sindikale, këto ditë po nënshkruajmë harmonizimin e kontratave kolektive me një shumë lineare për rritjen e pagave të punëtorëve në sektorin privat”, u shpreh Darko Dimovski – kryetar i LSM-së.
Debati për propozim-rishikimin e buxhetit është caktuar për të hënën në Kuvend. Sipas procedurës, thesari i shtetit pritet të ketë rishikim për rreth dy javë. Nëse deputetët ua kthejnë shpinën punonjësve në sektorin publik, atëherë sindikatat do të nisin grevë. Greva është planifikuar për 22 qershor, deri në plotësimin e kërkesave. Policia, ushtria, punonjësit e shëndetësisë dhe arsimit, punonjësit e ndërmarrjeve komunale dhe të vetëqeverisjes lokale nuk do të kryejnë detyrën në shenjë revolte. /Alsat.mk
The post Lidhja e Sindikatave në Maqedoni në pritje të rritjes së pagave appeared first on Telegrafi.