Partia në pushtet LSDM thotë se “Hristijan Mickoski është i njëjtë me mentorin e tij, kriminelin e dënuar të arratisur Nikolla Gruevski”.
Ato thonë se Mickoski, ashtu si Gruevski, OBRM-PDUKM-në e sheh vetëm si mjet për pasurim personal.
“Mickoski ishte i pari që e mbrojti krimin në partinë e tij, në vend që ta dënonte dhe të distancohej prej tij. Mes tjerash nga atje shtojnë se kohët e fundit opinioni ka dëgjuar kryetarë komunash dhe biznesmenë aktualë që dëshmojnë se Mickoski ka bërë presion, duke kërcënuar tenderë të caktuar”, thonë nga LSDM.
Sipas tyre kjo është vetëm vazhdimësi e praktikës së Gruevskit i cili për 11 vjet kontrolloi gjithçka në vend.
“Mickoski nuk ka lëvizur asnjë milimetër nga matrica e regjimit të paraardhësit të tij. Shkatërrime, bllokada, kërcënime ndaj kryetarëve të komunave dhe biznesmenëve janë gjithçka që ofron Mickoski dhe OBRM-PDUKM. Partia kriminale e vërtetuar me drejtësi OBRM-PDUKM e udhëhequr nga Mickoski vepron në dëm të qytetarëve dhe dëshiron ta kthejë vendin në një regjim varfëri dhe pasiguri”, thonë nga LSDM.
The post LSDM: Mickoski partinë e tij e sheh si mjet për pasurim personal appeared first on Telegrafi.