Policia italiane ka arrestuar një 44-vjeçar i cili dyshohet se ka vrarë 35-vjeçaren shqiptare, Nevila Pjetri.
Por ngjarja e rëndë është thelluar edhe më tej.
Jo shumë larg vendit ku u gjet e pajetë shqiptarja policia italiane ka gjetur një tjetër trup të pajetë i cili dyshohet se i përket një transeksuali.
Polica gjeti edhe një makinë në të cilën kishte njolla gjaku. Sipas raportimeve, vrasësi kishte përdorur një armë.
Dyshimet janë se të dyja vrasjet janë kryer nga një vrasës serial por një pistë tjetër hetimi është zhdukja e dhëshmitarit.
Sipas La Reppublica vrasësi mund t’i “ketë mbyllur gojën përgjithmonë” transeksualit, i cili mund të ketë qenë dëshmitar i vrasjes së Nevila Pjetrit.
Gjithashtu po hetohet bota e prostitucionit: Vrasje nga një klient ose hakmarrje brenda grupit të rrjetit të prostitucionit.
Sipas hetimeve të para pas vdekjes së 35-vjeçares, shqiptarja është rrahur dhe më pas është goditur pas veshit të majtë ose me kaçavidë ose pistoletë të kalibrit të vogël.