Disa truke të thjeshta se si të përballoni vapën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Disa truke të thjeshta se si të përballoni vapën

Për ata që nuk kanë kondicionerë në shtëpinë e tyre, temperaturat e larta mund të jenë një tmerr i vërtetë. Edhe nëse shiu i verë bie dhe sjell pak freski, do të ketë shumë avull në ajër, gjë që do të vështirësojë frymëmarrjen. Megjithatë, ka disa mënyra që do t’ju ndihmojnë të freskoni dhomën.

1. Përdorni perde të trasha të zeza

Perde të trasha të zeza në dritaren e dhomës së gjumit do të ulin temperaturën në pesë gradë. Mbajini të mbyllura gjatë ditës, por edhe gjatë natës nëse dritarja ka pamje nga dritat e rrugës. Nëse tashmë keni perde që nuk do të dëshironit t’i ndryshonit, merrni perde për të errësuar hapësirën.

2. Vendos çarçafë liri në krevat

Advertisement

Liri është një zgjedhje e shkëlqyer për verën. Ky material “merr frymë” dhe parandalon djersitjen tek njerëzit që duan të mbulohen gjatë verës.

3. Zëvendësoni llambat në dhomën e gjumit me ato që kanë një tension më të ulët

Drita krijon nxehtësi dhe sa më e fortë të jetë llamba aq më e nxehtë do të jetë hapësira. Zëvendësoni llambat me ato të tensionit më të ulët dhe do të arrini më pak ngrohje të hapësirës. Nëse keni një televizor ose kompjuter në dhomën e gjumit, do të ishte mirë që gjatë verës t’i zhvendosni në një dhomë tjetër, pasi pajisje të tilla lëshojnë nxehtësi.

4. Përdorni aroma natyrale

Advertisement

Provoni aromën e portokallit ose mente. Të gjitha këto aroma ftohin trupin brenda dhe jashtë. Meqenëse vajrat kanë tendencë të qëndrojnë në lëkurë, një alternativë më e mirë është të merrni një sprej natyral. Një tjetër mundësi është përdorimi i freskuesve të ajrit me aroma natyrale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy