Sazani nën pushtetin e flakëve; dhjetëra hektarë me pisha dhe bimësi e djegur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sazani nën pushtetin e flakëve; dhjetëra hektarë me pisha dhe bimësi e djegur

Këto janë pamjet e Sazanit këtë të martë.

 

Tymi ka përfshirë gjithë ishullin, ndërsa flakët të favorizuara nga era vijojnë të përhapen me shpejtësi. Në pamundësi për të fikur zjarrin, shtabi i emergjencave vendosi pas 48 orësh që të ndërhyje nga ajri.

 

Advertisement

Një avion tip “Canader” erdhi orët e para të mëngjesit nga Greqia dhe po punon në ndihmë të forcave zjarrfikëse dhe atyre të ushtrisë për shuarjen e zjarrit.

 

Avioni po kryen fluturime të vazhdueshme dhe po hedh ujë për të izoluar të gjitha vatrat aktive.

 

Advertisement

Nga zjarri është shkrumbuar një sipërfaqe e konsiderueshme prej dhjetëra hektarësh me pishë shekullore e bimë të tjera.

 

Ndërkohë shumë efektivë të forcave të armatosura, forcave detare, por dhe punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe zjarrfikës të Vlorës po vijojnë betejën prej katër ditësh për shuarjen e flakëve në ishull.

 

Advertisement

Efektivët mundën të neutralizojnë me mjete rrethanore 14 vatra zjarri ndërsa po përballen dhe me rrezikun e jetës për shkak të municioneve të pashpërthyera, që janë të shumta në ishull.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy