Prokuroria e Elbasanit dergoi per gjykim dosjen ne ngarkim te Leonard Bashaliut, i akuzuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” .
Bahasliu akuzohet për vrasjen me armë të Ylber Xhahyses në 8 qershor të vitit të kaluar në fshatin Gjocaj të Peqinit.
I pandehuri Leonard Bashaliu u arrestuar pas vrasjes së bashkëfshatarit të tij 44- vjecar.
Viktima kishte goditur më grushta disa vite më parë autorin per gervishtjen e nje makine, ngjarje e cila nuk ishte harruar nga Leonard Bashaliu, e që për fat të keq shërbeu për të sjelle këtë krim.
Advertisement
Viktima Ylber Xhahysa, ishte pronar I një rrjeti kabllor në Peqin, I martuar me dy fëmijë.