Një palgosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Fushë Krujë.
Policia bën me dije se , në lagjen “Punëtori”, shtetasi Blerim Selaci, 44 vjeç, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin Lutfi Kupa, 62 vjeç, banues ne Fushë Krujë, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Advertisement
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Advertisement