Nuk ka asnjë të infektuar me Covid-19 nga të punësuarit në çerdhen e fëmijëve “Rinia” në Tetovë.
Këtë e kanë bërë të ditur nga Komuna e Tetovës, pas rezultateve që kanë marrë për të gjithë të punësuarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ka përfunduar testimi i të punësuarve dhe mësimdhënësve në të gjitha çerdhet në përbërje të ‘Rinia’ në Tetovë. Për fat të mirë, janë bërë 150 testime dhe të gjithë janë negativ për Covid-19. Komuna e Tetovës i ka dezinfektuar dhe hapësirat e brendshme edhe të jashtm në kuadër të masave për mbrojtje, me të cilat parashihet hapja e të gjitha çerdheve në vend”, thonë nga Komuna e Tetovës.
Ndryshe, nga 1 qershori ka filluar regjistrimi në klasë të parë i nxënësve, ndërsa skriningu i të punësuarve në çerdhe ka filluar më 26 maj./Telegrafi/
The post Tetovë: Nuk ka të infektuar me Covid-19 tek të punësuarit në çerdhe appeared first on Telegrafi.