Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, thotë se situata me coronavirusin është nën kontroll, pas rritjes së numrit të rasteve të reja ma coronavirus.
Ai thotë se vendimi për karantinë në Shkup dhe katër komuna tjera, është i duhur dhe i nevojshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Filipçe tha se 90 përqind e rasteve të reja janë asimptomatike, ndërsa klasteret janë nën kontroll.
“15 klastere përbëjnë mbi 90 përqind të rasteve të reja. Ka edhe raste sporadike dhe nuk do të thotë se virusi nuk është jashtë klastereve. E padyshimtë është se kemi valë të dytë, që është si rezultat i mosrespektimit të masave”.
“Numri më i madh i rasteve të reja janë asimptomatikë ose me simptoma të lehta, madje 90 përqind, që do të thotë se virulenca po dobësohet. Edhe pse numri i të infektuarve është i lartë, virusi është në kuadër të klastereve dhe personave në izolim”, tha Filipçe.
Ai shtoi se Komisioni për Sëmundje Infektive këto ditë është duke bërë analiza të detajuara./Telegrafi/
The post Maqedoni: 90 përqind e rasteve të reja me Covid-19 janë pa simptoma appeared first on Telegrafi.