
Sot (2 qershor 2022), në mbledhjen e 47, me votim të fshehtë, Bordi i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), ia dha besimin sërish Abdylmenaf Bexhetit, që në tre vitet e ardhshme ta drejtojë Universitetin.
Nga UEJL njoftojnë se Rektori u zgjodh me shumicë të numrit të përgjithshëm të votave të anëtarëve të Bordit, ndërsa procedura zgjedhore u realizua në përputhje me Statutin e UEJL-së.
“Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, do ta udhëheq edhe për tre vite UEJL-në, pas një mandati të parë katërvjeçar shumë të suksesshëm edhe pse periudha në të cilën u zgjodh rektor ishte shumë sfiduese, me trendë rënëse në të gjitha aspektet të zhvillimit shoqëror. Bordi, në emër të gjithë stafit i uron suksese rektorit të sapozgjedhur!”, thuhet në njoftimin e UEJL-së./Telegrafi/
The post Abdylmenaf Bexheti zgjidhet rektor i UEJL-së për mandatin e dytë appeared first on Telegrafi.