Nikollovski: Filloi vlerësimi i dëmeve ndaj sipërfaqeve bujqësore nga moti i lig

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prej sot komisionet fillojnë të punojnë në mënyrë që të bëhen vlerësimet për atë se sa është dëmi në sipërfaqet bujqësore pas motit të lig që e kaploi vendin. Për komunën Llozovë, vlerësimi do të bëhet në 10 ditët në vijim për shkak se bëhet fjalë për një nga rajonet më të goditura në këto tre ditë, deklaroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski për “Sitel”.

Ai beson se në Qeveri shumë shpejtë do ta marrin raportin nga komunat, ndërsa me rebalancin e Buxhetit, informoi, për rezervat shtetërore tek Ministria e Financave janë paraparë plotësisht 60 milionë denarë.

Ministri Nikollovski paralajmëroi se në Kuvend duhet të vijnë zgjidhje cilësore ligjore për kullotat, për verën, për sigurimin, për sistem të ri këshillëdhënës, për peshkatari, për gjueti dhe shumë ligje të tjera që e ndryshojnë sistemin e bujqësisë në afat të gjatë.

The post Nikollovski: Filloi vlerësimi i dëmeve ndaj sipërfaqeve bujqësore nga moti i lig appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy