![Asgjësohen 520 fidanë kanabis në Lezhë/ Në kërkim autori, nën hetim hetikryeplaku i fshatit dhe roja](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2022/05/3845e48b-800c-45a9-a94b-2c4eb2e10dae-711x400.jpg)
Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin policor i koduar “Zimaj”.
Si rezultat, në fshatin Zimaj, Njësia Administrative Ungrej, rrethi Lezhë, janë konstatuar të kultivuar 520 fidanë të dyshuar narkotikë canabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies.
Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi P. L., 45 vjeç, autor i dyshuar i kultivimit.
Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit D. D., 56 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Zimaj dhe shtetasi P. N., 55 vjeç, me detyrë specialist – roje mjedisi, si të dyshuar për konsuminin e elementeve të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.