Protestuesit kanë bërë një gjest të veçantë, ndërsa vazhdojnë protestat anembanë SHBA-së për vrasjen e afro-amerikanit, George Floyd.
Në parkun e Bostonit, përgjatë bulevardeve të Hollivudit, në Atlanta si dhe në Detroit, Washington dhe New York, për 8 minuta e 46 sekonda protestuesit u shtrinë në tokë, periudhë kohore kjo kur polici i vuri në qafë këmbën deri sa i mori jetën.
Në Houston, të tjerët u gjunjëzuan me kokat e tyre të përkulur dhe ndezur qirinj në duar dhe mbetën të palëvizshëm për të njëjtën periudhë kohe.
Advertisement