Bamir Topi në ‘Quo Vadis’ deklarata të forta për Berishën e Ramën: E them me gojë të plotë, ta marrin si të duan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bamir Topi në ‘Quo Vadis’ deklarata të forta për Berishën e Ramën: E them me gojë të plotë, ta marrin si të duan

Ish-Presidenti Bamir Topi ka bërë deklarata të forta ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe Kryeministrit aktual Edi Rama.

 

Lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit, Topi tha se opozita e sotme nuk ka asnjë të drejtë pjesmarrjeje në proces.

 

Advertisement

Topi u shpreh se ishte pikërisht opozita me në krye Sali Berishën që ia dha mundësin e zgjedhjes së Presidentit në dy raundet e fundit Edi Ramës vetëm me votat e veta.

 

Unë po e them me gojë të plotë, le ta marrin si të duan, opozita e sotme nuk ka asnjë të drejtë morale që të vendosë dorën te zgjedhja e Presidentit. Ia kanë dhënë vetë në 2008 këtë shans maxhorancës. 2008 presupozonte që në të pestë raundet e procesit duhej të shkoje me 3/5 e votave për zgjedhjen e Presidentit ose përndryshe shkoje në zgjedhje të parakohëshme. Kjo impononte gjetjen e një konsesnusi.

Askush nga këta nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohëshme. Këta gjetën një formulë. Njëri nga këta sot është në pushtet, tjetri është në faqe të zezë në hallin e tij. Këtë të drejtë Edi Ramës ia dha Sali Berisha.- theksoi Bamir Topi.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy