“Një ballo me maska” në Tiranë/ Opera bën bashkë artistë shqiptarë dhe të huaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Një ballo me maska” në Tiranë/ Opera bën bashkë artistë shqiptarë dhe të huaj

“Një ballo me maska” është premiera që bën bashkë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit Shqipërinë dhe Italinë.

 

Ky produkt i Teatro Regio Di Parma, i kompozitorit Giuseppe Verdi, ndërthur intrigat politike, dashurinë e ndaluar, vrasjen dhe bazohet në një shfaqje teatrale të vitit 1833 për vrasjen e mbretit Gustav III të Suedisë, i cili u plagos teksa ishte në një ballo me maska.

 

Advertisement

MARIANA BIANCHI
REGJISORE
“Pasioni që ka Italia dhe Shqipëria për operën mund të jetë fillimi i diçkaje të madhe që mund të nis në të ardhmen pavarësisht ça mund të ndodhë në botë. Ky është një produksion i vjetër që bën çdokënd të ëndërrojë për një të periudhë kohore që pak e njohin. Përmban gjithashtu një magjepsje me të cilën s’jemi mësuar, na lejon të largohemi nga gjithë ky komercializëm i vakët, dhe na largon nga kinemaja apo nga televizori.”

 

Shfaqja e plotë me skenografi të vitit 1913 vjen e interpretuar artistët e TKOB, si dhe artistët e ftuar që këtë herë vijnë nga Ukraina, Italia, Bullgaria, Holanda, etj.

 

Advertisement

DARIO DI VIETRI
PROTAGONIST
“Jam shumë i lumtur për bashkëpunimin mes dy teatrove tonë. Unë kam rolin e protagonistit kryesor kontit Rikardo, i dashuruar me gruan e shokut tim më të ngushtë, Amelian. Të trija aktet rrotullohet rreth këtij veprimi.”

 

Shfaqja do të vijë në skenë nga data 1 deri më 4 qershor në orën 19:00.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy